Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Abazi: Partitë po përpiqen për të krijuar koalicione

Zyrtari i AAK, Haki Abazi në një intervistë në Ora News u shpreh se partitë po përpiqen për të krijuar koalicione.

Abazi: Është e ditur në një sistem parlamentar të cilin jemi në pragun prej 5%, këto lëvizje janë pothuajse normale.

Që partitë politike të arrijnë ujdi për të lidhur koalicione.

Janë të pritshme, nuk ka asnjë gjë që ka ndodhur deri tani që është jo e natyrshme.

Unë përshëndes këtë kulturë politike.

Gjithmonë në vijën e mbajtjes së parimeve dhe koncepteve politike që kanë.

Unë kam bashkëpunuar me të dy udhëheqësit e subjekteve në të kaluarën.