VIDEO/ NËNTORI KUQEZI – Fëmijët shqiptarë në Britaninë e Madhe festojnë gjuhën, historinë dhe identitetin
Në kuadër të festave të Nëntorit, Shoqata “Ardhmëria” në Londër organizoi një aktivitet të veçantë kulturor, ku u bashkua komuniteti shqiptar për të festuar gjuhën, historinë dhe identitetin tonë.
Shoqata “Ardhmëria”, e themeluar nga Lutfi Vata, është sot një model suksesi në diasporë.
Falë punës dhe përkushtimit të tij, janë hapur 26 ambiente mësimi, shkolla të gjuhës shqipe në qytete të ndryshme të Anglisë, ku qindra fëmijë shqiptarë mësojnë gjuhën amtare dhe trashëgiminë tonë kulturore.
Aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen e ambasadorëve:
• Uran Ferizi, Ambasador i Shqipërisë në Angli
• Ilir Kapiti, Ambasador i Kosovës në Angli
Të pranishëm ishin gjithashtu personalitete të komunitetit, mes tyre edhe Lavdrim Krashi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili përshëndeti këtë nismë të rëndësishme për ruajtjen e identitetit tonë në diasporë.
Atmosfera u gjallërua nga nxënësit e shkollave shqipe në Londër, të cilët sollën një program të bukur me këngë, valle dhe recitime patriotike që e kthyen aktivitetin në një festë të vërtetë krenarie.

