Sfida e Championsit/ Simeone: Një ditë e imagjinoj veten në pankinën e Interit

Në prag të sfidës së Champions League mes Atletico Madrid-it dhe Interit, Diego Pablo Simeone mbajti një konferencë për shtyp të mbushur me deklarata interesante: nga elozhet për zikaltrit, analizat taktike, deri te një pohim që me siguri do të hapë diskutime: “Po, në karrierën time e imagjinoj një ditë veten në pankinën e Interit.”

Fjalë të forta, që konfirmojnë lidhjen e thellë të ‘Cholos’ me ngjyrat zikaltër që i ka jetuar si lojtar.

Trajneri argjentinas e cilësoi Interin si një skuadër të jashtëzakonshme në çdo aspekt:

“Luajnë shumë mirë, kanë personalitet dhe një skemë ofensive shumë të qartë. Skuadra e tyre është e pabesueshme.”

Simeone theksoi se derbi kundër Milanit, edhe pse i humbur, tregoi një Inter dominues:

“Patën raste për ta fituar. Më pëlqyen shumë.”

Lidhur me rrugëtimin e zikaltërve në Europë, ai u shpreh shumë prerë:

“Shifrat e tyre në Champions flasin vetë. Kanë luajtur dy finale dhe janë mes pretendenteve për ta fituar.”

Sa i përket ndeshjes kundër Interit, Simeone u tregua i rezervuar:

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Ne jemi në një fazë ngjitjeje dhe duhet të përmirësojmë disa aspekte.”

Si gjithmonë në ‘Civitas Metropolitano’, vendimtar do të jetë edhe mbështetja e tifozëve:

“Ata janë forca jonë shtytëse.”

‘Cholo’ foli edhe për punën e Cristian Chivu, trajner i Interit:

“Në çdo ndeshje vërehet diçka ndryshe. Është e vështirë ta shpjegosh nga jashtë, por dora e tij shihet.”

Së fundi, ai kujtoi edhe sfidën e dy viteve më parë:

“Disa lojtarë kanë mbetur, por ata kanë ndërruar trajner dhe skemë. Skuadra e Interit është e mrekullueshme dhe edhe ata që hyjnë nga stoli bëjnë diferencën.”