Befason Moyes pas ndeshjes: Dënimi i Gueye? Më pëlqen kur lojtarët e mi zihen...
Evertoni siguroi një fitore vendimtare 1-0 në Old Trafford kundër Manchester United falë një goli nga Dewsbury-Hall pas gjysmë ore.
Toffees qëndruan pothuajse gjatë gjithë ndeshjes me dhjetë lojtarë, pas përjashtimit të Idrissa Gueye. Mesfushori senegalez e goditi me shuplakë shokun e tij të skuadrës Michael Keane dhe gjyqtari nuk hezitoi t'i tregonte kartonin e kuq.
Kur u pyet për incidentin, trajneri i Evertonit, David Moyes, e mori me qetësi: "A u përjashtua Gueye? Jam shumë i kënaqur. Më pëlqen kur lojtarët e mi zihen me njëri-tjetrin", tha ai.
Edhe trajneri i United, Ruben Amorim, e përsëriti këtë mendim, duke mos u pajtuar me vendimin e gjyqtarit. "Të grindesh nuk është diçka e keqe. Nuk pajtohem me vendimin. Duhet të jemi në gjendje të zihemi me një shok skuadre."
Humbje e turpshme në shtëpi për Unitedin pavarësisht dhuratës së Gueye-s.
