JUVE I “TREMBET” MOTIT/ “Zonja e Vjetër” kërkon fitoren e parë në Champions

Juventusi është në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kampionëve, teksa këtë të martë në mbrëmje përballen në transfertë më Bodo Glmit. Por kjo nuk do te jetë një sfidë e lehtë, pasi zhvillohet në temperatura shumë te ulëta dhe në një fushë sintetike. 2 elementë të cilët  I ka evidentuar edhe vetë trajneri Lucjano Spalleti në konferencën për shtyp.

Juventus përballet në transfertë me ekipin norvegjez të Bodo Glimt këtë të martë, në Ligën e kampionëve.

Për Lucjano Spalletin kjo nuk do të jetë një sfidë e lehtë, kryesisht për shkak të temperaturave të ulëta nën zero dhe fushës sintetike në stadiumin Aspmyra.

"Fusha dhe klima nuk janë në favorin tonë. Është një vështirësi e vërtetë për shkak të kërcimit dhe sjelljes së topit. Mund të na kushtojë, por do të përshtatemi. Fusha do na ndikojë, por duam të bëjmë një paraqitje të mirë", - tha tekniku italian në konferencën për shtyp.

Bianconerët janë ende në kërkim të fitores së tyre të parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi deri më tani kanë barazuar kundër Borussia Dortmund, Villarreal dhe Sporting CP, si dhe kanë humbur 1-0 ndaj Real Madridit.

Por Spalleti e mbrojti ekipin e tij, duke thënë se ekipi ka bërë paraqitje të mira dhe janë ende në kohë për të rikuperuar rezultatet.

"Le t'i marrim gjërat një nga një, sepse është bërë të duket sikur kemi pasur një katastrofë. Lojtarët nuk luajtën aq keq sa po thonë. Unë jam i pari që pranoj se duhet të bëjmë më shumë dhe ta përmirësojmë situatën. Duhet të përdorim burimet tona dhe cilësitë që kemi. Kam parë dëshirë në këtë ekip", - tha ai.

Megjithatë, trajneri italian nuk i nënvlerësoi kundërshtaret dhe I bëri thirrje ekipit të reflektojnë për gabimet e bëra në sfidën ndaj Fiorentinës.

"Nëse duam të jemi në të njëjtin nivel, duhet ta njohim shpejtësinë e tyre dhe të luajmë mirë teknikisht, madje edhe në një fushë si kjo. Në Firence, topi lëvizte shumë ngadalë në pjesën e parë dhe na u desh të luanim nëpër qendër për të gjetur zgjidhje. Pashë gjëra të ndryshme në pjesën e dytë. Kemi shumë cilësi, por duhet të bëjmë më mirë në pasime të sakta dhe të mos u japim kundërshtarëve mundësinë të na dëmtojnë.

Kjo është e hera e parë që Juve dhe ekipi norvegjez Bodo Glmit  përballen me njëra-tjetrën. Bodo Glmit pritet të paraqitet me formacion sulmues, ndërsa Spalleti i qëndron besnik formacionit 4-3-2-1.