Lewandowski refuzon ofertën e gjigandit turk për janarin
Sipas gazetarit të Sky Germany, Florian Plettenberg, Fenerbahçe ka tentuar të bindë Robert Lewandowsk-in për një transferim gjatë merkatos së janarit, por sulmuesi i Barcelonës ka refuzuar ofertën.
Polaku 37-vjeçar mbetet i vendosur të kontribuojë te gjiganti katalanas deri në fund të sezonit, nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.
Edhe pse spekulimet për largimin e tij po shtohen, për shkak të kontratës që i skadon verën e ardhshme, e ardhmja e Lewandowski-t në ‘Camp Nou’ mbetet e hapur.
Raportimet e mëparshme kanë treguar se ai është i gatshëm të pranojë një rol të dytë sezonin e ardhshëm, nëse Barcelona do të afrojë një sulmues të ri, duke sinjalizuar dëshirën e tij për të vazhduar aventurën me klubin.
Në fushë, ndikimi i Lewandowski-t mbetet i pandryshuar: ai ka realizuar tetë gola në 10 ndeshje të La Ligas, duke konfirmuar rolin e tij ende vendimtar.
