COURTOIS LË STËRVITJEN/ Portieri i Real Madridit pritet të mungojë në ndeshjen e radhës të Champions-it
Portiei i Real Madrid duket se do të mungojë në ndeshjen e radhës në Champions League. Mungesa e Kurtua i shtohet listës së lojtarëve që janë dëmtuar, sidomos në repartin e mbrojtjes, dhe kjo është një problem për Xabi Alonson
Real Madrid ka vuajtur jo pak nga mungesat e lojtarëve kryesorë deri në këtë pikë të sezonit.
Mbrojtja ka qenë reparti me më shumë probleme, çka është reflektuar edhe në lënie pikësh nga madrilenët.
Së fundmi është portieri Kurtua ai i cili e ka lënë stërvitjen e fundit përpara pjesë tjetër të grupit.
Një lajm i keq ky për Xabi Alonson në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Olympiacos.
Portieri belg Thibaut Courtois u largua nga Ciudad Deportiva de Valdebebas herët para seancës stërvitore të sotme për shkak të gastroenteritit dhe nuk ka gjasa të udhëtojë me ekipin për në Athinë.
Klubi madrilen konfirmoi mungesën e tij, por la derën hapur për mundësinë e një rikuperimi në minutën e fundit:
"Pas vlerësimeve të sotme nga shërbimet tona mjekësore, Courtois është diagnostikuar me një infeksion viral gastrointestinal. Situata mbetet për t'u vlerësuar", thuhej në deklaratën zyrtare.
Nëse mungesa e Courtois konfirmohet, ai do të humbasë një ndeshje për herë të parë këtë sezon pas tre muajsh duke luajtur me kohë të plotë.
Andriy Lunin ka gjasë të mbrojë portën, i mbështetur nga Fran González si portier i dytë dhe i riu Javi Navarro, pasi Sergio Mestre nuk është përfshirë në listën e UEFA-s.
Situata ndërlikohet edhe më tej nga mungesat e konfirmuara tashmë të Carvajal, Militao dhe Alaba. Xabi Alonso do të vlerësojë gjendjen e lojtarëve të tjerë që po rikuperohen, si Rüdiger, Tchouaméni dhe Mastantuono, në orët në vijim për të përcaktuar se kush do të jetë i disponueshëm për ndeshjen.
Lëndimi i Courtois përbën një problem serioz për Madridin, i cili synon të konsolidojë pozicionin e tij në Ligën e Kampionëve.

