Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2 muajsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 10:20
Një zjarr i papritur i shkaktuar dyshohet nga një shkëndijë elektrike në një banesë në lagjen “15 Tetori” në Fier ka përfunduar me plagosjen e një foshnje 2-muajshe, e cila po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
