Akuzohen për spiunazh, arrestohen tre persona në Turqi

Autoritetet turke kanë arrestuar tre persona të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Zyra e Prokurorit të Stambollit njoftoi këtë të marte se të arrestuarit dyshohet se po mblidhnin informacione personale rreth njerëzve që punonin në shërbime të rëndësishme publike në Turqi, duke përdorur një numër telefoni turk.

“U zbulua se anëtarët e shërbimeve të sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe morën një numër nga një kompani GSM në Turqi dhe se, përmes profileve të rreme, ata u përpoqën të mbledhin informacione biografike rreth personelit që punonte në pozicione kritike në vendin tonë”, thuhet në deklaratë.

Më tej bëhet me dije se lëto përpjekje kishin në shënjestër drejtuesit e organizatave të industrisë së mbrojtjes.