''Edhe marketingu i ofrohet pa pagesë'', Braho: Në çdo sondazh që bëhet në Shqipëri, SPAK del më i votuari

Avokati, Ledio Braho i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në çdo sondazh që bëhet në Shqipëri, SPAK del më i votuari.

Braho: Kjo është e pakuptueshme me thënë të drejtën.

Pra ka diçka që nuk shkon në këtë histori.

Pra po të vësh re çdo sondazh që bëhet në Shqipëri, qoftë nga mediat qoftë nga institute të posacme SPAK del më i votuari.

Ndërkohë që po ky SPAK që ka marrë në hetim gjysmën e qeverisë, dy zv.kryeministra e shumë persona të tjerë që i përkasin mazhorancës nuk përkthehet pastaj në votë te qytetarëve kundër pushtetit që është pushteti që sulmohet nga SPAK.

Pra ka një lloj nonsense e gjithë kjo histori.

Edhe marketingu i ofrohet pa pagesë.

Kamerat janë gjatë gjithë kohës aty dhe gjithësecili trumbeton me të madhe edhe ato kallëzimet banale që çohen atje.