Uji tërhiqet, dëmet po ''zbulohen''/ Reshjet shkaktuan probleme në infrastrukturë, përmbyten qindra hektarë tokë
Tërheqja e ujërave po zbulon dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, me qindra hektarë tokë të dëmtuara dhe infrastrukturë të goditur në disa qarqe.
Banorët raportojnë humbje të mëdha në bujqësi dhe zona të izoluara ende për shkak të urave të shembura dhe rrëshqitjeve.
Ndërprerja shiut dhe nisja e tërheqjes së ujit po zbulon pasojat e përmbytjeve të shktuara nga reshjet intensive të javës që lam pas.
Vjosa u kthye në shtrat, por në Çevren e fshatra të tjera të Fierit apo anën tjetër të lumit dhjetra hektrë tokë janë ende nën ujë.
Banorët thonë e argjinatura u mbojti shtëpitë, por sipas tyre gjithëcka që kishin kultivuar u dëmtua
Pretendojnë se ende nuk u ka shkuar askush për verifikime të dëmeve, dhe nuk shpresojnë për dëmsbhpërblime.
Situatë e ngjashme dhe shqetësime thuajse të njejt kanë fermerët dhe banorët e prekur nga përmbytjet në Delvinë Finiq, Konispol, Berat, Korçë e Devoll ku u shënua edhe një viktimë
Disa zona nga jugu në veri janë bllokuar për shkak të shembjes së të paktën 15 urave sic konfirmoi ministri i Mbrojtjes, të dielën, apo dëmtimi i rrugëve nga rrëshqitjet e gurëve e dherave.
Në aksin Qukës Qafë Plloçë, nisi pastrimi i shkëmbinjve masive që ranë mbi rrugë, ndërsa lëvizja e mjeteve vijon përmes By Passit të krijuar.
Firma që kreu punimet në lotin e Tretë të rrugës, po ashtu po punon për vendosjen e rrjetave në skarpatat me të rrezikshme përgjatë aksit.
Uji po tërhiqet edhe nga qarku i Lezhës, disa zona mbeten ende të bllokuara nga dëmtimi i infrastrukturës dhe dhejtra hekrtarë tokë janë të përmbytura.
Zonat malore në verilindje dhe fshatrat turistike në Alpe janë zbardhur nga reshjet e dëborës, por nuk raportohet për emergjenca.
