Parashikimi i motit për sot dhe nesër (24 Nëntor 2025)
Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore paraqiten me reshje shiu e dëbore. Përkeqësim të motit sjellin edhe Ishujt Britanikë dhe Europa Qendrore.
Pjesa tjetër e kontinentit ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Kthjellimet më të dukshme shfaqen në Ballkan dhe brigjet e Egjeut.
Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me mot të kthjellët në pjesën më të madhe, ndërsa zonat malore do të kenë vranësira të shpeshta.
Pasditja mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat në veri dhe veriperëndim do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore. Temperaturat luhaten nga –2°C deri në 17°C.
Era fryn e fortë nga juglindja mbi 65 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 4 ballë.
Ballkani goditet nga një sistem i fuqishëm vranësirash ,me rrezik për përmbytje në disa zona. Përkeqësim pritet dhe ne Europen Qendrore dhe Ishujt Britanikë me reshje shiu dhe dëbore.
Ndërsa gadishulli Skandinav, Iberik dhe vendet lindore mbeten nën masa të qëndrueshme, me temperatura të ulëta.
Sipas MeteoAlb, Vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do të jenë dominante, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim priten shtrëngata, stuhi ere dhe shkarkesa elektrike deri ne mesnate.
Temperaturat rriten lehtë, nga 1°C deri në 19°C. Era do te fry e fortë, mbi 85 km/h nga jugu, duke krijuar dallgëzim deri 7 ballë.
