Ç’PO NDODH NË PUKË? Policia rrethon një banesë, RENEA gati të ndërhyjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 14:34
Forcat e policisë së specializuar RENEA kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, në Fushë Arrëz, që prej orëve të para të mëngjesit.
Sipas raporteve të para, brenda banesës ndodhet një person i shpallur në kërkim.
Njësi të tjera të RENEA-s janë nisur nga Tirana, ndërsa forca të anti-terrorit kanë mbërritur nga Shkodra për të mbështetur operacionin.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërkohë që situata po monitorohet nga afër nga autoritetet dhe banorët e zonës.
