Përmbytje në Bulqizë/ Rruga mes Lagjes së Vjetër dhe Lagjes së Re bllokohet nga uji (PAMJE)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2025, 09:44
Bulqiza është përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve të dendura, duke shkaktuar probleme në rrugët kryesore.
Rruga që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re është përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Autoritetet lokale këshillojnë banorët të tregojnë kujdes dhe të shmangin kalimin në zonat e përmbytura deri në largimin e ujit.
