Spiropali pret Misionin “JETRO”: Rrisim investimet japoneze në Shqipëri

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim zyrtar me Misionin e parë të Organizatës për Tregtinë e Jashtme të Japonisë (JETRO), agjencia shtetërore për bashkëpunimin tregtar ndërkombëtar.

Spiropali tha se takimi kishte në fokus mundësitë për rritjen e investimeve japoneze në Shqipëri dhe fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Ministrja theksoi potencialin në rritje të Shqipërisë në sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë e rinovueshme, turizmin, manifakturën dhe inovacionin, duke i bërë vendin një destinacion tërheqës për investitorët ndërkombëtarë.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Japoninë, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe rritjen e investimeve strategjike”, deklaroi Spiropali.