Shiu bën kërdinë në Maliq, përmbyten dhjetëra hektarë tokë bujqësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2025, 12:18
Reshjet intesive të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në Maliq.
Raportohet se Fushat e Maliqit janë të mbuluara nga uji teksa janë dëmtuar dhjetëra hektarë tokë bujqësore duke prekur rëndë ekonominë e fermerëve lokalë.
Tokat bujqësore janë mbuluar nga uji si rezultat i rritjes së nivelit të lumenjve Devoll dhe Dunavec.
Sakaq përmbytje janë regjistruar edhe në Pogradec, ku raportohet për prezencë uji në banesa dhe rrugë.
