Të shtënat në Fier, dy të arrestuar, autori ende në kërkim

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona pas incidentin me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen “8 Shkurti”.

Në pranga ra 36-vjeçari Mariglen Sinaj, një nga të përfshirët në konflikt, si dhe pronarin e lokalit, 43-vjeçarin A. B., i cili akuzohet për “moskallëzim të krimit”.

Ndërkohë, personi që dyshohet se qëlloi me armë zjarri, 33-vjeçari Romeo Çako, banues në Fier, është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kapën dhe arrestuan në flagrancë 36-vjeçarin Mariglen Sinaj, banues në Fier, një nga personat e përfshirë në konflikt, si dhe pronarin e lokalit, 43-vjeçarin A. B., i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, njofton policia.