Tek "Ura e Stafukës"/ Kosovari arrestohet me 23 kg kanabis në makinë, po e çonte në Kosovë

Një 43 vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi u kap duke transportuar me automjet 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga ra L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari, në brendësi të të cilit, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Kosovës.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.