PAMJET/ Prurjet e Vjosës, rreziku mbetet i lartë, disa banesa në prag të...

Pavarësisht qetësimit të situatës nga reshjet e shiut, rreziku ende mbetet i lartë, teksa prurjet e lumit Vjosa vijojnë të jenë të mëdha.

Në ditën e katër të reshjeve të shiut, niveli në lumin Vjosa luhatet 7.8–8.3 m,  ndërsa në fshatin Fitore banorët rrezikohen si pasojë e tejngopjes kanalizimeve.

Uji në Fshat ka nisur të rritet jo nga prurjet e Vjosës, por më shumë se kanalizimet e tejngopura që tashmë nuk përballojnë më prurjet.

PAMJET/ Prurjet e Vjosës, rreziku mbetet i lartë, disa banesa në

Sipas burimeve në terren, nëse niveli i ujit në Fitore rritet edhe me 10–15 centimetra, teksa disa banesa rrezikojnë të preken.

Vjosa vijon të mbajë në ankth strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, të cilët po qëndrojnë në gatishmëri të plotë përgjatë gjithë vijës së lumit dhe urës së Mifolit.