Zgjedhjet në Kosovë më 28 dhjetor/ Isufi: Partitë opozitare nuk pajtohen me datën, 'i frikësohen' diasporës

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, gazetari Venhar Isufi analizoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke u ndalur te sfidat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe tensionet mes partive për formimin e qeverisë dhe datën e zgjedhjeve të ardhshme.

" Kosovës nuk do të ishte mirë që t'i ndodhte një gjë e tillë, që të shkojë kaq shumë brenda një viti në zgjedhje, por që ne kemi parë të gjithë situatën që ka qenë pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku partia fituese, pra "Lëvizja Vetëvendosje" mori 48 deputet por që më pas dolën probleme të tjera për konstituimiin e Kuvendit për çka nuk ishin numrat.

Më pas e pamë që konstituimi i Kuvendit ndodhi, por më pas problemet rrodhën me formimin e qeverisë, kur u thirr seanca e parë. 

Për dy herë rradhazi Lëvizja Vetëvendosje ndonëse në mandatin e parë propozuan zotin Kurtin për kryeminisër, më pas edhe i hapën luftën. 

Edhe ai nuk arriti të merte votat e mjaftueshme për tu bërë kryeministër i republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani ka bërë një veprim shumë të shpejtë, normalisht që nuk është mirëpritur nga ana e partive opozitare. Unë nuk e kuptoj se pse partitë opozitare nuk pajtohen me datën 28 dhjetor për tu mbajtur zgjedhjet

Diaspora, ne e dimë botërisht që më së shumti janë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti", u shpreh Isufi.