Deputetja Imeri: Kreu i Aleancës për Shqiptarët "tradhëtoi" votuesit duke iu bashkuar BDI-së
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 18:15
Në lidhje direkte në OraNews për të folur rreth përçarjes së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka qenë deputetja e Koalicionit “VLEN”, Saranda Imeri.
“Unë mendoj se së shpejti do të dalim zyrtarisht edhe me emrat e kandidatëve, të cilët do të jenë kandidat të mundshëm për kryetar komune. Në komunën e Gostivarit, Vrapçisht.”- tha ajo.
Sa i përket mos arritjes së censusit, Imeri u shpreh se kjo ishte një shuplakë që ju dha këtij koalicioni.
Ishte një këmbanë alarmi që u pa. Drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët, ka thyer parimet e tij dhe tradhëtoi votuesit e Aleancës për Shqiptarët, duke ju bashkuar partisë opozitare, BDI.
