“ASNJË FËMIJË TË MOS LIHET PAS”/ Raiffeisen Bank & Save the Children & Stepic CEE Charity mbështesin arsimin gjithëpërfshirës

Raiffeisen Bank Shqipëri, Stepic CEE Charity dhe Save the Children kanë prezantuar sot një nismë të rëndësishme që synon t’i japë çdo fëmije mundësinë të mësojë dhe të rritet i barabartë me të tjerët. Projekti “Asnjë fëmijë të mos lihet pas” ka bërë të mundur hapjen e 9 klasave burimore në shkolla publike në Elbasan, Mat dhe Gjirokastër me hapësira moderne, të sigurta dhe të pajisura posaçërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Raiffeisen Bank Shqipëri, fondacioni stepiç dhe Save the Children prezantuan projektin e ri “Asnjë fëmijë të mos lihet pas  Mundësi të barabarta për fëmijët me aftësi të kufizuara në arsim”.

Ky program njëvjeçar synon forcimin e arsimit gjithëpërfshirës në tre rajone të vendit: Elbasan, Mat dhe Gjirokastër.

Në kuadër të këtij projekti janë hapur 9 klasa burimore në shkolla publike, të pajisura me materiale bashkëkohore dhe të përshtatura për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Këto hapësira të reja ofrojnë mbështetje të individualizuar akademike, sociale dhe emocionale, duke i ndihmuar fëmijët të mësojnë dhe të ndihen pjesë e klasës.

Një pjesë thelbësore e projektit është edhe fuqizimi i 20 mësuesve ndihmës.

Znj. Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues të Raiffeisen Bank International dhe Kryetare e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri, zhvilloi një vizitë. në klasën burimore të shkollës “Sul Misiri” në Elbasan

“ASNJË FËMIJË TË MOS LIHET PAS”/ Raiffeisen Bank

Ndërsa Anila Meco, Drejtore Ekzekutive e Save the Children, theksoi:

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm për përmirësimin e arsimit publik në Shqipëri.

“ASNJË FËMIJË TË MOS LIHET PAS”/ Raiffeisen Bank