''Sektor i keqtrajtuar financiarisht'', Kikia: Bujqësia është kontribuesi më i madh i GDP në Shqipëri

Gazetari dhe analisti, Mentor Kikia i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Bujqësia është kontribuesi më i madh i GDP në Shqipëri.

Kikia: Çfarë ekonomie mbështesim ne?

Po të shikojmë zërat Bujqësia është kontribuesi më i madh i GDP në Shqipëri.

Sektori me kontributin më të madh është keqtrajtuar financiarisht në mënyrë sistematike dhe pasoja është ky regresi.

Është punëdhënësi më i madh dhe vazhdon të keqtrajtohet.

Çfarë do bëjmë?

Industri mekanike kemi? Jo.

Industri tekstile jo. Industri të lehtë jo.

Industri ushqimore fare modeste që është në ca punishte biskotash dhe përpunimi qumështi.

Kemi bujqësinë dhe turizmin.

Si reflektohen këto prioritete ekonomike në buxhet?

Zero, kaos total. Paratë vazhdojnë të shkojnë me thasë tek rrugët.