“Amnistia fiskale më përpara ka dështuar”/ Çoçoli: Nëse arrijmë t'a realizojmë, do të jetë viti zero
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 22:00
Pjesë e panelit në emisionin “Drejt” në OraNews ka qenë i ftuar ekonomisti, Fatos Çoçoli për të diskutuar rreth buxhetit të shtetit për vitin 2026.
Çoçoli është shprehur se shteti e ka një krijuar një parashikim por nuk është bërë publik se çfarë pritshmërish do të ketë.
Ai e argumenton mos publikimin për shkak se është ende herët, pasi nuk dihet se si do shkojë.
Më tej ekonomisti ka folur për amnistinë fiskale. Në përvojat më të hershme, qeveria demonstruar dështim në faljen e detyrimeve.
“Kemi bërë falje të pjesshme përpara dhe na kanë dështuar. Na kanë dështuar me sukses. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm për të mos dështuar më. Nëse arrijmë të mos dështojmë ky është viti zero.”- tha ai.