'21 janari'/ Çipa: Dështimi më i turpshëm i drejtësisë shqiptare në 15 vite

Gazetari, Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ’21 janari’ është ndoshta dështimi më i turpshëm i drejtësisë shqiptare në 15 vite.

Çipa: Ky proces rikthehet pikë së pari pas një vendimi të marrë nga gjykata e Strasburgut.

Është ndoshta dështimi më i turpshëm i drejtësisë shqiptare në 15 vite.

Ngjarja më tronditëse e cila më së shumti nuk ka të bëjë thjesht me interpertimin politik.

Por ka të bëjë me tragjedinë që shteti shkaktoi në marrëdhënie me katër individë të cilët ishin jashtë territorit administrative të institucionit të kryeministrisë.

Në këtë këndvështrim pretendimet e shumicës së opinionit publik shqiptar që ishte një vrasje shtetërore u nihiluan për 15 vjet rresht dhe në një lloj pikëpamje gjithë proceset e kryera prej sistemit të drejtësisë së dikurshme në vend ishin një dështim dhe mungëse e kurajos për tu adresuar tek personazhet më të rëndësishëm të politikës shqiptare që në një lloj kuptimi ishin edhe personazhet e rëndësishëm të kësaj tragjedie që ndodhi.