Dështon seanca e zgjedhjes së Kryeministrit në Kosovë, Konjufca nuk merr votat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2025, 15:50
Deputetët e Kosovës nuk kanë mundur të zgjedhin Kryeministrin e Kosovës sërish.
Glauk Konjufca i cili është propozuar nga Vetëvendosja për tu mandatuar nuk ka mundur të marrë votat e nevojshme për të drejtuar qeverinë.
Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër.
Pas dështimit për formimin e Qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme Parlamentare.
