Paketa fiskale 2026/ Korreshi: Përfituesit kryesorë janë fermerët, bizneset dhe familjet shqiptare
Deputeti i PS, Elton Korreshi në një intervistë në Ora News u shpreh se përfituesit kryesorë të paketës fiskale janë fermerët, bizneset dhe familjet shqiptare.
Korreshi: Në fakt projektbuxheti I 2026 është një projektbuxhet i orientuar drejt qytetarit dhe mirëqënies sociale.
Ai garanton rritjen e pagave.
Rritjen historike të pensioneve si dhe garanton më shumë mbështetje për bujqësinë, arsimin, shëndetësinë dhe garanton gjithashtu mbështetje të plotë për të gjitha investimet publike.
Paketa fiskale për vitin 2026 është një paketë lehtësuese.
Përfituesit kryesorë të saj janë fermerët, qytetarët shqiptarë, bizneset dhe të gjithë familjet shqiptare.
Siç e dimë do të ketë 10% kompensim të TVSH për fermerët çka do ti ndihmojë ata të ulin kostot e tyre të prodhimit.
Përfitojnë bizneset nga paqja fiskale.
Si dhe përfitojnë të gjithë ata qytetarë të cilët do të rivlerësojnë pasuritë e tyre.
Tashmë nga 1 janari 2026 do të jetë me 5% rivlerësimi I të gjithë pasurive.
