Greqi/Konflikti që përfundoi në tragjedi, shqiptari rrëfen dh*nën

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi rrëfeu se kishte rrahur 58-vjeçarin, i cili vdiq të hënën në Neos Kosmos në Greqi. Autori i tha policisë se ishte zënë me shoferin e makinës sepse i kishte zënë rrugën.

Hetimi policor kishte zbuluar se tre të rinj, dy grekë dhe një shqiptar ishin pas makinës së 58-vjeçarit me dy motoçikleta. Dëshmitë zbuluan se autori i kishte përplasur kokën 58-vjeçarit vazhdimisht në timon dhe si pasojë e plagëve humbi jetën.

Përveç tre të rinjve, u arrestua edhe babai i njërit prej tyre pasi policia shkoi në shtëpinë e tij për një kontroll shtëpie. Ai u përpoq të fshihte motoçikletën e të birit. Tre të përfshirët në ngjarje kanë qenë më parë në paraburgim për vepra të ndryshme penale.

Një banor e përshkroi ngjarjen se një ndjekje. Banori theksoi se pa makinën që ;po ndiqej nga motoçikleta.

“Isha në zonë dhe pashë makinën duke kaluar si një ndjekje me motoçikleta pas saj. Ata as nuk ndaluan në semaforin STOP. Në fillim, në fakt, menduam se policia po ndiqte dikë,” tha dëshmitari.