Dëboi vajzën nga shtëpia, arrestohet babai në Gjakovë

Një burrë në Gjakovë është arrestuar të dielën pasditen, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij të mitur dhe e ka dëbuar atë nga shtëpia.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është penduar për sjelljet e tij, duke kërkuar që vajza të kthehet në shtëpi.

“Viktima është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.