VIDEO/ Rama prezanton Pr.Buxhetin dhe Paketën Fiskale, opozita i kthen kurrizin, kryeministri: Më mirë se fytyra juaj! Mbetët kashtë e ko*e!

Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një qëndrim ndaj kryeministrit Edi Rama në momentin kur ky i fundit mori fjalën për të prezantuar buxhetin në Parlament.

Rama iu kthye se me këtë veprim, demokratët po i lehtësojnë fjalimin pasi, sipas tij, më mirë kurrizi se sa fytyra e tyre.

“Edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon. Megjithatë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim, sepse më mirë shpina sesa fytyra juaj”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

VIDEO/ Rama prezanton Pr.Buxhetin dhe Paketën Fiskale, opozita i kthen

Referuar protestës së opozitës të mbajtur dy ditë më parë te Kryeministria, për largimin e tij dhe të Ballukut, Rama u është drejtuar deputetëve demokratë me fjalor rruge teksa ka thënë se këta të fundit kanë mbetur “kashtë e koqe”.

“Sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe kur dalin në rrugë mbesin kashtë e koqe, siç më thanë që kishin mbetur para dy netësh”,- është shprehur Rama.

VIDEO - NDIQNI PUNIMET E SOTME NË SEANCË PLENARE