“Foltorja e djeshme ringriti komunikimin me qytetarët”/ Dogjani: Kemi një parlament i cili ka censuruar fjalën e PD
Në studion e OraNews në emisionin “Koha e Betit” ka qenë i ftuar deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani për të folur rreth mobilizimit të fundit nga opozita.
Lidhur me protestën e fundit para zyrave të Kryeministrisë, Dogjani është shprehur se “foltorja” e djeshme ishte për t’iu afruar komunikimit me qytetarët, teksa ka ritheksuar akuzat ndaj mazhorancës për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit.
“Qëllimi i protestës së djeshme ishte për të ringritur komunikimin me qytetarët. E vijmë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku të gjithë e dimë se si u vodhën zgjedhjet, se si u intimiduan shqiptarët.
Se si u përdorën paratë e pista, paratë e krimit për të blerë votën.”- u shpreh Dogjani.
Ndërkaq, deputeti demokrat ka sjellë në vëmendje se si në parlament, opozita është e censuruar.
“Kemi një parlament, i cili është i censuruar. Një parlament i cili nuk i jepet fjala deputetëve të PD-së për të ngritur problemet, për korrupsionin. Kemi një qeveri që është e zhytur në korrupsion”- tha Asllan Dogjani.
