Bushkolaj: DASH ka marrë në pyetje Dumanin lidhur me organizatat dhe pastrimin e parave
Në studion e OraNews në emisionin “Koha e Betit”, pjesë e panelit ka qenë edhe gazetari Elkier Bushkolaj i cili ka dhënë komentin e tij lidhur me “foltoren” e opozitës.
Bushkolaj e ka cilësuar këtë foltore si rikthim i një debati fillimisht me qytetarët, për t’i bindur rreth aktualitetit dhe problematikat e saj.
Nga ana tjetër, gazetari bie dakord se në PD ka një problem për sa i përket përfaqësimit.
Ai ka shtuar se në rradhët e demokratëve, ndodhen disa deputetë të cilët nuk janë përfaqësues në elektorat. Gjë që sipas tij, sjell efekte zinxhir.
Më tej Bushkolaj ka cekur edhe problematikën e karteleve të drogës që është sjell së fundi në vëmendje nga Departamenti Amerikan i Shtetit në takimin me kreun e SPAK, Altin Dumani.
“Opozita nuk është ende në atë nivel të kuptojë hallin më të madh të Edi Ramës. Hallin më të madh të Edi Ramës, ne mjaftojmë të lexojmë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadën Amerikane, të cilët kanë thirrur së fundmi zotin Dumani.
I pyetur për dy çështje kryesore. Një janë kartelet e drogës dhe së dyti janë pastrimi i parave në ekonomi.”- tha Bushkolaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "ORA E BETIT"

