“Kosova feston me ju”/ Vjosa Osmani uron Shqipërinë për hapin historik drejt BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama dhe gjithë qytetarët shqiptarë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë një hap historik që afron jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin drejt BE-së.
Ajo theksoi se edhe qytetarët e Kosovës e ndajnë këtë gëzim, teksa dy vendet vijojnë përpjekjet për integrimin evropian.
Postimi:
Urime Presidentit @BajramBegajAL , Kryeministrit @ediramaal dhe qytetarëve të Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në, një hap historik që dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian.
Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së.
Urime Presidentit @BajramBegajAL, Kryeministrit @ediramaal dhe qytetarëve të Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në, një hap historik që dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 17, 2025
Ky është një hap që i sjell…
