VIDEO/ “O ZOT NA BEKO”/ Skënderbeu dhe Shqiponja bëhen bashkë në mes të Tiranës para ndeshjes me Anglinë

Ora po afron dhe në 18:00 nis ndeshja e kuqezinjëve kundër Anglisë në “Air Albania” dhe mijëra tifozë të Kombëtares janë tubuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Me ngjyrat kuqezi dhe me qeleshe, këngë dhe valle patriotike, dueli pritet me interes dhe do kthehet në festë, pasi si Shqipëria dhe Anglia i kanë arritur objektivat.