Aksident i dyfishtë në Vlorë/ Makinat përfundojnë jashtë aksit rrugor, shkaku është shpejtësia
Në Vlorë në afërsi të Sherishtës është regjistruar një aksident ku dy automjete janë përplasur, ku si pasojë ka rezultuar në daljen e tyre nga rruga.
Një prej makinave është përmbysur plotësisht në fushat pranë aksit rrugor.
Nga ana tjetër, një tjetër aksident është regjistruar në aksin Vlorë-Peshkëpi në zonën e Lumit të Vlorës, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës si pasojë e një përplasjeje.
Brenda mjetit ndodheshin katër persona, të cilët fatmirësisht kanë marrë vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidenteve. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë faktori kryesor që ka çuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.
