Tubimi kundër projektligjit për "Barazinë Gjinore"/Akil Pano thirrje Trump: Shqipëria ka nevojë për ndihmën tuaj

Pastori Akil Pano ka qenë i pranishëm në tubimin e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” kundër ligjit Për Barazinë Gjinore.

Në fjalën e mbajtur, pastori tha se ku është një projekt ideologjik i ekstremit të majtë komunist. Pano deklaroi se asnjë qeveri nuk meriton legjitimitet nëse vepron kundër vullnetit të popullit.

Pas miratimit të këtij ligji, Pano tha se shumica e shqiptarëve po mendojnë lagimin nga vendi. Më tej, pastori deklaroi se beteja për mbrojtjen e familjes dhe atdheut ka filluar me një mënyrë të re.

Ky është një projekt ideologjik i ekstrimit të majtë komunist, që ka pasoja ekstreme. Ata të shitur që votuan këtë ligj, poshtë tradhtarët. Më shumë humbet familja, Shqipëria. Asnjë qeveri nuk meriton legjimitet nëse vepron në kundërshtim me vullnetin e popullit. Veç Zotit dhe vullnetit të tyre të pastër, shqiptarët nuk kanë asgjë që mund t’i mborjë. Për kauza si këto ne nuk mund të jemi të ndarë. President mos dekreto ligjin.

Dhe ata që vendosën të jetojnë në Shqipëri pas miratimit dhe dekretimit të këtij ligji mendojnë të largohen nga vendi. Ky është grushti i fundit që kjo klikë po i jep vendit. Nga ky moment e tutje ne themi “jo”.  I jemi drejtuar presidentit Trump, njerëzit e Shqipërisë kanë nevojë për ndihmën e tij. Beteja për mbrojtjen e familjes, lirisë, atdheut sapo ka filluar në një mënyrë të re”, tha Pano.