Plot 90 ditë nga gënjeshtrat/ Erion Veliaj dhe Mero Baze mashtrojnë shqiptarët

Kanë kaluar plot 90 ditë nga mashtrimi publik i Erion Veliajt dhe Mero Bazes ndaj prokurorit Ols Dado.

Prej 90 ditësh, Veliaj dhe Mero Baze kanë gënjyer duke thënë se prokurori Ols Dado ka kërkuar një shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe kryebashkiaku i shkarkuar e ka refuzuar ndaj dhe ka nisur hetimet ndaj tij, për hakmarrje dhe konflikt interesi.

Një mashtrim publik ky që vijon prej 90 ditësh. As Erion Veliaj dhe as Mero Baze nuk e kanë publikuar as dokumentin me firmën e Ols Dados dhe as refuzimin me firmën e ish-kryebashkiakut.

Mero Baze dhe Erion Veliaj gënjeshtrat dhe mashtrimin e kryejnë si një sulm ndaj drejtësisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

CNA ka kërkuar për 90 ditë që të publikohet dokumenti me firmën e prokurorit dhe refuzimin me firmën e ish-kryebashkiakut (por kërkesa nuk ekziston njësoj si inceneratori i Tiranës).

Për 90 ditë kemi sjellë pretendimet e pabazuara të Mero Bazes dhe Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dados.

Pretendimet e Veliajt

Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Plot 90 ditë nga gënjeshtrat/ Erion Veliaj dhe Mero Baze

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Plot 90 ditë nga gënjeshtrat/ Erion Veliaj dhe Mero Baze

Pse nuk e nxjerr Veliaj, dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?

Pretendimi i Mero Bazes

Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

Plot 90 ditë nga gënjeshtrat/ Erion Veliaj dhe Mero Baze

Pse nuk e vërteton Mero Baze te "Tema" e Veliajt? Pse nuk e publikon dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt?

Fakti është se Erion Veliaj, kryebashkiaku tashmë i shkarkuar ka 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Veliaj është kapur 9 herë në korrupsion, në shpërdorim detyre, në pastrim të produkteve të veprës penale, të fshehjes së pasurisë, futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Sot janë mbushur plot 90 ditë nga mashtrimet e Veliajt dhe Mero Bazes që janë një sulm që i bëhet drejtësisë./CNA