E përndoqi dhe i publikoi të dhënat personale në rrjete sociale, 24-vjeçarja në Lezhë e kallëzon në polici

Në qytetin e Lezhës është regjistruar një rast përndjekjeje, e kallëzuar nga një shtetase 24-vjeçare e identifikuar me inicialet L.A.

Mësohet se e reja është përndjekur me automjet nga një person i paidentifikuar, i cili ky i fundit gjithashtu i ka shpërndarë të dhënat e saj personale në rrjete sociale.

Vijojnë hetimet nga specialistet për dokumentimin e plotë të rastit.