VIDEO/ Dalin pamje të tjera nga atentati në Rinas, Gilmando Dani i pajetë në sediljen e makinës

Kanë dalë pamjet të tjera nga atentati i ndodhur të martën në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe ku ndërroi jetë  edhe punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri.

Në pamjet e siguruara nga Ora News shihet Gilmando Dani i gjakosur në fytyrë dhe i pajetë në sediljen e makinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi dy viktimat mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor.

Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash, ku Gilmando Dani, që ishte pasagjer, ka humbur jetën në vend ndërsa shoferi Muçi Shaljani (Sheqeri) humbi jetën ditën e sotme.