Rama prezanton buxhetin/ Kryeministri: Berisha e keqja e madhe, nuk ia përmend as emrin

Në prezantimin e buxhetit, kryeministri Edi Rama sulmoi dhe një herë kreun e PD Sali Berisha për të cilin theksoi se nuk i përmend as emrin.

Më tej ai edhe një herë shtoi se në zgjedhjet e rradhës në Tiranë, PS do të ketë si kandidate Ogerta Manastirliun.

Në vijim të prezantimit të buxhetit të vitit të ardhshëm kryeministri Edi Rama nuk harroi të etiketonte sërish Sali Berishën.

Madje në përgjigje të pyetjeve nga të pranishmit theksoi se emrin e kryetarit të PD e përmend vetëm në fushatë.

''Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht. Përmende dikë që unë nuk ia përmend emrin prej shumë vitesh dhe që merrem me të vetëm kur ka fushatë sepse jam i detyruar, sepse jemi në arenë dhe duhet të merrem.

Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht.

Është një e keqe e madhe që nuk iu është ndarë këtij vendi, ajo frymë, një kënetë e madhe, ku ai është bufi i madh, por aty çfarë nuk ka'', tha Rama.

Edhe një herë shprehu pakënaqësinë për arrestimin e Veliajt, por shton detyrimin për respektimin e drejtësisë.

Pavarësisht se zgjedhjet në Tiranë janë pezulluar Rama shton se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja kur votimet të zhvillohen.

Gjatë diskutimeve u theksua zhvillimi i një tjetër skeme të menaxhimit të mbetjeve por dhe të zbulimit në kohë reale të atyre që nuk i hedhin ne vendet e përcaktuara.