Përplasja Berisha-SPAK për fletë-thirrjen për '21 janarin'/ Hoxha: Po kthehet në komedi
Gazetari, Poli Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se përplasja mes Berishës dhe SPAK për fletë thirrjen për çështjen e 21 janarit është duke u kthyer në një komedi.
Hoxha: Institucionet në përgjithësi, edhe institucionet më të mbaruara nuk bëjnë lojëra me protokollet, me dërgimin e letrës, me postën etj.
Kjo është një situatë e përsëritur të cilën ne e përjetuam edhe për klubin ‘’Partizani’’.
Trokitej në katin e pestë, e zbresin postierin në kat të katërt, shkoi në PD, e kështu me radhë.
Tani kur përsëritet çdo formë tragjike kthehet në komedi.
Aktualisht është duke u kthyer në komedi sepse fakt është që edhe sikur vetëm publikisht ta kishte marrë njoftimin Berisha nga mediat.
Por është e sigurtë, jo një herë por dy herë i ka shkuar edhe në datën 3 edhe në datën 9.
Herën e parë i ka shkuar vetëm në shtëpi në datën 3.
Pastaj meqënëse roja atje kishte marrë porosinë siç ishte edhe shënimi që u zbardh sot që mos merrni asnjë porosi nga SPAK, u dërgua edhe në Kuvend ku nga protokolli i Kuvendit është vërtetuar që ka ardhur por nuk e pranon PD.
