PD proteston/ Myzyraj: Hapësira e opozitës është ngushtuar, pritet të ngrihet një foltore para Kryeministrisë

Në studion e OraNews, gazetari Isa Myzyraj ka folur rreth mobilizimit të opozitës dhe situatës aktuale në Kuvend.

Teksa mazhoranca ka refuzuar dy nga komisionet hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike, opozita i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Myzyraj si rrjedhojë është shprehur se opozitarëve iu është ngushtuar hapësira parlamentare. Gjë që ka sjellë ngritjen e një proteste përballë Kryeministrisë.

Ai e ka cilësuar si një protestë jo tipike si tubimet e mëparshme të demokratëve.

Pozicionimi i një foltoreje përballë zyrës së kryeministrit është etiketuar si parlamenti i qytetarëve nga kryedemokrati, Sali Berisha.

Sipas informacioneve të gazetarit Myzyraj, kjo foltore pritet të ngrihet në javët në vijim nga opozita.

Ndërkaq, PD pritet të zhvillojë protestën ditën e hënë.