Njohja e pensioneve/ Rama: Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet e punës
Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek çështja e pensioneve dhe problematika e mijëra shqiptarëve të cilëve nuk u njihet pensioni në Greqi.
Gjatë fjalës së tij në takimin me socialistët e Njësisë nr. 2 në Tiranë, Rama tha se tashmë janë ngritur grupet e punës për të arritur marrëveshjen e njohjes reciproke të pensioneve me shtetin fqinj.
Ndërsa pranoi se ky proces do të jetë më i vështirë se ai me Italinë, për shkak të procedurave dhe kërkesave specifike të palës greke.
"Në aspektin e atyre që punojnë në Greqi, ose që kanë punuar, vitet e tua të punës në Greqi njihen për sa kohë ke paguar sigurime.
Se në vitet e para mund të kesh punuar në të zezë të mund të njihen, siç njihen në Greqi. Ne këtë kemi gurin e fundit të mozaikut, njohjen e pensioneve me Italinë e bëmë, që ishte më e forta nga ato që kishim bërë më parë.
Kjo me Greqinë është e forta fare, për shkak edhe se Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe se numri është shumë i madh.
Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë. Jam shpresë plotë që do ta arrijmë dhe këtë," tha Rama.
