“Fiks si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”/ Rama- komentuesit: Idiot komplet, do nisin të thonë tani bobo çfarë i the

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në një takim me banorët e njësisë nr.2 të kryeqytetit.

Ai ka lexuar një koment të komentuesve në rrjetet sociale, ku një qytetar shkruan për takimin: Fiks si mbledhjet e Enverit! Poshtë Komunizmi.

"Kam marrë me vete disa komente nga FB dhe është njëri që shkruan “fiks si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”.

Sa të jenë këto tipat komunizmi do vijojë të jetë në pushtet.

Idjot komplet. Do nisin të thonë tani bobo çfarë i the, por çfarë ti them," tha Edi Rama.