GJKKO urdhëron SPAK të hetojë Arjan Ndojën, ja për çfarë akuzohet deputeti i PD
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2025, 15:52
Gjykata e posacme ka urdheruar SPAK që të nis hetimet për deputetin e PD, Arjan Ndoja.
Gjyqtari Erjon Çela shqyrtoi një kërkesë këtë të premtë ku objekt ishte pushimi i procedimit penal 1804 që ka të bëjë me një kallzim ndaj ish prokurorit për dy vepra penale e nisur në vitin 2023.
Hetimi nisi për “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie” nga prokuroria e Tiranës që më pas aktet i kaluan Spak.
Gjyqtari Erjon Çela vendosi kalimin e akteve në Prokurorinë e Posaccme Antikorrupsion si prokurori që ka kompetencën lëndore për të hetuar një deputet
