Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali/ Deliu: Marrëveshjet lidhen me investimet dhe infrastrukturën
Ekspertja e çështjeve të integrimit nga EMA, Nirvana Deliu, në një intervistë në Ora News u shpreh se marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë lidhen me investimet dhe insfrastrukturën.
Deliu: Është e rëndësishme në fakt.
Ishte një ditë historike edhe mbledhja edhe ky takim i përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.
Të gjitha këto fushat në të cilat u fokusuan këto marrëveshje janë pikërisht ato fushat që edhe ne jemi duke bërë reformat për procesin e negociatave të integrimit europian.
Pra po ta shikojmë pra janë të ndërlidhura.
Po të shikojmë marrëveshjet shikojmë që disa disa prej tyre orientohen drejtpërdrejt në investime.
Edhe në rritjen e kapaciteteve institucionale apo edhe të infrastrukturës.
Por synon gjithashtu edhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit operacional ndërmjet autoriteteve të ndryshme italiane dhe ato shqiptare.
