VIDEO/ Tragjedia në Francë, flet nëna e autorit! Ja si ishte marrëdhënia mes çiftit nga Korça: Ishin mirë e bukur...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të enjten në qytetin Brest të Francës, ku një çift shqiptar u gjet i pajetë në apartamentin e tyre, raportojnë mediat franceze.
Alarmi është dhënë rreth orës 16:30, pasi një banor i lagjes Europe telefonoi policinë duke deklaruar se kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet.
Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku gjetën trupat e Andon Janaqit (36 vjeç) dhe Anjeza Zenelit (30 vjeçe). Pranë tyre u gjet edhe një armë gjahu, ndërsa shenjat paraprake sugjerojnë se gruaja është vrarë fillimisht dhe më pas autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje.
Nëna e autorit për mediat kërkon që të sillet në Shqipëri trupi i të birit, ndërsa thotë se marrëdhënia e cciftit ishte e mirë, duke shtuar s enuk ka dijeni mbi arsyet që ccuan në këtë tragjedi.
“Unë nuk di gjë. Të më sjellin trupin e djalit këtu. S’di gjë se cc’ka bërë djali andej, ishin mirë e bukur, por nuk e dija që do të bëheshin këto vrasje”, u shpreh mes lotësh nëna e Andon Janaqit.
HETIMI
Sipas hetuesve, pista kryesore e ngjarjes po trajtohet si vrasje e ndjekur nga vetëvrasja.
Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Në momentin e ngjarjes, njëri fëmijë nuk ishte ende kthyer në shtëpi, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë.
Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e kësaj tragjedie të rëndë që ka tronditur komunitetin.

