Ngjarjet kriminale, “shpërthen” sociologu, Tushi: Po bie çmimi i jetës! Shoqëria shqiptare s’është shoqëri të çmendurish
Për sociologun Gëzim Tushi, shoqëria shqiptare është prej kohësh nën sindromën e përhapjes së zgjeruar të kriminalitetit.
“Ka 35 vite që krimi filli në mënyrë latante dhe dialektika e krimit ka filluar të marrë përmasa të gjera nga pikëpamja e shtrirjes së kriminalitetit, por edhe si fenomenologji, pra të formave me të cilat ai shfaqet, duke filluar nga krimi ordiner dhe të personalizuar dhe me sa duket kemi arritur në shkallën maksimale të krimit të organizuar.
Kështu që mendoj se nga pikëpamja e kriminalitetit tanimë duhet parë me optikë tjetër.
Ngjarja e Rinasit dhe jo vetëm dëshmojnë për nevojën e një strategjie të re të përballjes me kriminalitetin, i cili gjithnjë e më shumë po merr terren, duke krijuar një lloj imperializmi të kriminalitetit, i cili po kërkon të na imponohet si shoqëri dhe të na bëjë të mësohemi me krimin. Dhe kjo është gjëja më e tmerrshme dhe e keqe që mund t’i ndodhë shoqërisë.
Gjykoj se indiferenca qytetare dhe squllja e shtetit përballë krimit janë sinjale jo të mira për shoqërinë shqiptare”, u shpreh ndër të tjera sociologu Gëzim Tushi në një intervistë për “Ora News”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SOCIOLOGUN GËZIM TUSHI

