“Gati për marrëveshje me BE, të mos përdorim as veton e as votën”, Rama: Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni, vlerësoi mbështetjen e Italisë, ndaj vendit tonë.
Kryeministri Rama e ka vlerësuar këtë takim, si historike që u zhvillua në Romë mes dy qeverive.
Rama: Jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson.
Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane, nuk kemi asnjë mendje të vendosim veton, jemi gati të nënshkruajmë se mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian.
Do ishte shumë të kemi dy komisarë për të njëjtën vend pasi ne jemi i njëjtë.
Jam i nderuar dhe mirënjohës për gjithë sap o bëjmë sëbashku dhe për këtë mikpritje të jashtëzakonshme.
Nuk kam parë shumë gjëra historike në NATO por këtu sot është një ditë historike. Me këtë nivel mikpritjeje në këtë pallat kaq të bukur dhe këtë atmosferë kaq të bukur, nuk keni konkurent.