VIDEO/ Mbledhja e përbashkët mes qeverive, Kryeministri Rama mbërrin në Romë, pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni

Kryeministri Edi Rama në Romë pritet me ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni.

Kjo pritje vjen në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali.

Takimi mes dy qeverive, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura.

Shefi i qeverisë shqiptare më herët njoftoi se do të nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume, në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.

AGJENDA

Ditën e enjte, Kryeministri Rama do të takohet me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe më pas së bashku me delegacionin e ministrave të kabinetit që e shoqëron, do të marrë pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare.

Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit.

Në faqen zyrtare të qeverisë italiane u njoftua më herët se Samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri që do të drejtohet nga Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni dhe Kryeministri Edi Rama do të mbahet të enjten, më datë 13 nëntor, ora 11:30.

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur në vitin 2010 Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

11:30​ Mbërritja në Villa Doria Pamphili

11:40​ Takim ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministres së Republikës Italiane, znj. Giorgia Meloni

12:30 ​​Seancë plenare dhe drekë punë

Pjesëmarrës:

* Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

* Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

* Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

* Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes

* Znj. Albana Koçiu, Ministre e Punëve të Brendshme

* Z. Petrit Malaj, Ministër i Financave

* Z. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë

* Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

* Znj. Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

* Z. Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve

* Z. Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit

* Z. Kevin Bufi, Këshilltar i Kryeministrit dhe Koordinator për Bashkëpunimin Rajonal (Sherpa)

* Znj. Egesta Murataj, Asistente e Kryeministrit

14:00 ​Shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit

Pjesëmarrës:

* Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

* Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

* Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

* Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes

* Znj. Albana Koçiu, Ministre e Punëve të Brendshme

* Z. Petrit Malaj, Ministër i Financave

* Z. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë

* Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

* Znj. Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

* Z. Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve

* Z. Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit

* Znj. Laura Plaku (Saro), Drejtor Ekzekutiv i AIDA

* Z. Ardian Veliu, Administrator i KAYO

* Z. Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile

* Z. Ermal Nufi, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave

* Z. Herald Jonuzaj, Drejtor i Departamentit të Akteve Rregullatore të Këshillit të Ministrave

* Znj. Etilda Gjonaj, Këshilltare ligjore e Kryeministrit

14:15 ​​Dalje për mediat